Përfshihet nga flakët një kioskë në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 18:47
Një kioskë në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë shërbimi zjarrfikës që izoloi dhe fiku flakët.
Sipas burimeve zyrtare, nga zjarri nuk pati dëme në njerëz, por dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se flakët në kioskë u shkaktuan nga një qark i shkurtër elektrik.
