Dosja “Partizani” në GJKKO, Bektashi kërkon pushimin e çështjes

Po zhvillohet seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Partizani” ku ka përfunduar mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi.

Ai ka kërkuar pushimin e çështjes duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se faktet për të cilat akuzohet janë të karakterit civil.

Ndërkohë vijon seanca ku po bëjnë mbrojtje dy kompanitë. Pas kësaj mbetet për të paraqitur mbrojtjen e tyre biznesmeni Xhimi Begeja, financierja Andia Pustina dhe “Studio Pustina”.

Më herët kanë përfunduar mbrojtje, kreu i PD Sali Berisha e dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cilët gjithashtu kanë kërkuar pushimin e çështjes. Në përfundim, gjyqtarja Flojera Davidhi do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.