Virozat ''nëpër këmbë''/ Tomini: Kemi një trend më të ulët se javët pararendëse, ja grupmosha më e prekur
Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini në një intervistë në Ora News u shpreh se kemi një trend më të ulët të infeksioneve respiratore se sa javët pararendëse.
Tomini: Aktualisht Shqipëria po kalon në një aktivitet sezonal normal përsa i përket infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme.
Infeksione që kryesisht janë sindroma pra shfaqja e shenjave klinike të ngjashme me gripin që janë infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore.
Shfaqet një intensitet mëse normal më i ulët se 3-4 javë më përpara.
Ne duhet të theksojmë se në javën e fundit të janarit dhe në javën e parë të shkurtit kemi pasur një intensitet të lartë ta hasjes së infeksioneve respiratore.
Aktualisht jemi në nivelin e 17 mijë rasteve të infeksioneve respiratore.
Kemi një trend më të ulët se javët pararendëse.
Përsa i përket infeksioneve të sipërme e të poshtme grupmosha më e prekur ka qenë ajo mbi 5-vjeç.
