''SPAK ka akoma sfidën e burimeve njerëzore'', Shella: GJKKO ka rritur standartin e transparencës

Drejtori i Infoçip, Gert Shella në një intervistë në Ora Neës u shpreh se SPAK ka akoma sfidën e burimeve njerëzore, ndërsa GJKKO ka rritur standartin e transparencës.

Shella: Sot ka qenë një tryezë e programuar për tu zhvilluar dhe vlerësuesit e matur të përformancës së SPAK dhe GJKKO, ndoshta më shumë SPAK ka qenë fokusi por edhe GJKKO pasi ndërlidhet puna e tyre jashtëzakonisht shumë.

Janë tregues pozitiv, pra ata kanë tregues për të demonstruar.

Nga ana tjetër ata kanë një besueshmëri ose publiku afirmon besueshmëri në këto organe.

Nga ana tjetër ka edhe vështirësi në punën e tyre, vështirësi të cilat hap pas hapi janë adresuar apo janë duke u adresuar.

SPAK ka akoma sfidën e burimeve njerëzore për shkak edhe të volumit të çështjeve që ato duhet të marrin nën hetim.

Gjej rastin për ta përgëzuar edhe GJKKO që kanë avancuar shumë standartin e transparencës ku çdo vendim që ata marrin është në faqen e tyre të internetit.