“Qënie e shpifur që sajon gjëra”/ Përplasje të ashpra në GJKKO, Nuredin Dumani: Gent Sharra dhe Asllan Plaku më ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 12:34
Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme dëshmia e Nuredin Dumanit, në kuadër të procesit ‘Plumbi i artë”.
Ashtu si edhe dje, Dumani iu përgjigj pyetjeve nga ana e mbrojtjes së të pandehurve të tjerë.
Mesohet se ai ka debatuar ashpër me ish- shokët e tij Gent Sharra dhe Asllan Plaku, teksa pretendoi se i kanë dërguar fjalë ndërkohë që ishte në qeli që të ndërronte dëshminë për Sharrën dhe Suel Çelën.
Kjo deklaratë e tij ka irrituar Plakun dhe Sharrën duke bërë që në seancë të ngrihen tonet.
“Ky është një qënie e shpifur që sajon gjëra”, tha Sharra.
Ndërkohë, Asllan Plaku deklaroi se ka qenë Nuredin Dumani ai që i ka vënë gjobë Gent Sharrës dhe Suel Çelës 500 mije euro për të ndryshuar dëshminë.

