VIDEO/ Pas debatit përplasi policin te “Fresku”, ndalohet 36 vjeçari, efektivi me dëmtime në spital
Policia ka ndaluar një 36 vjeçar me akuzën e tentativës për vrasje të punonjësit të policisë. Në deklaratë thuhet se pasi debatoi me efektivët në trafik goditi me mjet një prej bluve e më tej u largua nga vendngjarja
Kërkesa e policisë për të ndaluar automjetin për verifikim u shoqërua me një incident të rënë mbrëmjen e së martës. Drejtuesi i makinës bëhet e ditur se në zonën e freskut në tiranë u konstatua nga patrulla me shenja nervozizmi dhe duke bërtitur.
Për këtë qëllim punonjësit e policisë mësohet se janë afruar për të vënë nën kontroll situatën por pasi ka debatuar me ta është larguar me shpejtësi duke përplasur edhe një prej punonjësve të policisë.
Vetëm këtë të mërkurë u bë e mundur zbulimi dhe ndalimi i autorit i cili rezulton të jetë I.Nokshiqi 36 vjeçar.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se nga goditja u rrezikua jeta e policit A. L. por edhe e efektivëve të tjerë.
Për pasojë i dëmtuari u dërgua në spital ku qëndron nën kujdesin e mjektëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. tashmë ndaj 36 vjeçarit banues në Tiranë është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.
Për këtë do të kërkohet dëshmia e plotë e shkaqeve të veprimit të rëndë dhe shkaqeve se përse nuk iu përgjigj kërkesës së policisë, ndërsa do të vijojnë edhe hetime të mëtejshme.

