Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet radhë e gjatë automjetesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 16:21
Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në afërsi të Vorës.
Bëhet e ditur se nga aksidenti fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Gjithashtu si pasojë e aksidentit, është krijuar radhë e gjatë makinash në autostradë.
