Polici i burgut të Burrelit dërgohet në spital në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit.

Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit.

Ai sapo ka mbërritur  në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.

Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.

Polici ka inicialet S. N, rreth 58 vjeç.