Gazetarja Musai apelon për Edukimin e Vajzave: Të gjejnë rrugë të ndershme për të fituar para

Në një koment të saj në emisionin "Epiqendër" të Ora News, gazetarja dhe moderatorja Sonila Musai ka përcjellë një mesazh për vajzat, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe arsimimit për t’u bërë dikush në jetë.

Musai theksoi se shumë vajza janë tërhequr nga rrugë të lehta për të fituar para, por kjo mund sjell pasoja të rënda tek to.

Ajo bëri thirrje që vajzat të edukohen duke kërkuar mundësi të ndershme për të arritur sukses dhe para në jetë, pa rënë në grackat e prostitucionit apo shfrytëzimit.

Gazetarja Musai apeloi vajzat të mos lejojnë të përdoren nga askush për qëllime të paligjshme, duke theksuar se e vetmja mënyrë për të ruajtur dinjitetin dhe të ardhmen është përmes përpjekjeve dhe mundit personal.