SPAK heton ''Bujqësorin''/ Muka: Hetimi duhet të shkojë më lart, tek Ministria e Arsimit
Taulant Muka, studiues dhe ish-zv ministër i Arsimit në një intervistë në Ora News u shpreh se drejtësia më në fundmi po përgjigjet për krimin që është bërë në arsim.
Muka: Ajo që po shohim sot është vetëm një pjesëz e vogël e krimit që është futur në universitete.
Kemi të bëjmë me një shembje komlet të sistemit arsimot.
Sigurisht ky është një lajm shumë pozitiv që drejtësia më së fundmi po përgjigjet për krimin që është bërë në arsim dhe sigurisht që kjo kërkon një hetim më të madh.
Besoj se arsimi në Shqipëri nuk duhet të kufizohet në 24 veta, ka një numër të jashtëzakonshëm që duhet të jenë përgjegjës për gjendjen ku ne jemi.
Në ato 24 emra ka edhe një emër zv rektori që është burri I zv ministres së arsimit.
Pra I gjithë sistemi korruptiv lidhet me folenë e korrupsionit që është ministria e Arsimit vetë.
Hetimi duhet të shkojë më lart. Hetimi duhet të shkojë tek ministria e Arsimit.
