VIDEO/ Makina përplasi efektivin e policisë, dalin pamjet e para nga aksidenti në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 19:54
Ora News ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit në zonën e Freskut në Tiranë.
Një makinë ka përplasur një punonjës policie i cili ishte jashtë shërbimit në atë moment.
Efektivi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit).
Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
