KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ E paralizuara bën 3 herë në javë dializë, shteti i rimburson vetëm 4600 lekë në muaj

Tre herë në javë në këtë gjendje ajo duhet të kryej shërbimin e dializës në Spitalin Rajonal Fier, pasi ai i Lushnjës nuk e ofron si shërbim.

Në këto kushte familjarët detyrohen të marrin një makinë me qira ditore 4000 lekë që nisen në ora 6 të mëngjesit dhe kthehen në shtëpi në ora 11:00.

Plus makinës me qira u duhet edhe ndihmë njerëzore, pasi e sëmura e paralizuar duhet të ngarkohet e lëvizë me barelë.

KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ E paralizuara bën 3 herë në

Kësaj paciente nuk i është ofruar asnjë ndihmë për transportin e saj apo mbulim financiar të këtij transporti, përveç rimbursimit prej 4600 lekësh në muaj, ndërkohë që në një javë ajo shpenzon 12 mijë lekë, që paguan makinën me qira.

Burrë e grua jetojnë me pension të cilin e kanë 17 mijë lekë secili, pra të ardhura totale 34 mijë lekë në muaj. Bashkëshorti sqaron për Fiksin se zonjës së tij nuk i rimbursohen as ilaçet, të cilat kanë një kosto të konsiderueshme.

“Sa herë që bëjmë analizat pas dializës del dhe receta dhe unë vetëm herën e fundit i bleva 8300 lekë ilaçe. Nuk ia dal dot se ajo do ilaçet, makina do 4 mijë lekë në ditë, bebelina etj”, shprehet ai.

“Unë ndaj i jam drejtuar Fiks Fare që të më zgjidhet puna e transportit nuk kërkoj gjë tjetër, sepse janë interesuar dhe më kanë thënë në Spitalin e Lushnjës që nuk na takon as kemp dhe as kujdestari. Ndërkohë që për transportin më kanë thënë që spitali nuk ka buxhet, zgjidheni vetë”, tha Zaimi.

KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ E paralizuara bën 3 herë në

Fiksi pa nga afër një ditë të dializës të çiftit Baci. Nisja herët në mëngjes me një makinë tip furgoni. Zaimi me ndihmën e djalit e fusin 73-vjeçaren me anë të barelës në makinë dhe nisen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Aty sërish në barelë e dërgojnë Hidajeten tek dhoma ku merr shërbimin e dializës dhe së bashku me shoferin që kanë paguar presin aty deri sa ajo të mbaroj, rreth orës 10:00.

KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ E paralizuara bën 3 herë në

Në përfundim ata rikthehen në shtëpi rreth orës 11:00. E njëjta situatë për këtë familje ndodh tre herë në javë.

Fiksi u interesua në Spitalin e Lushnjës ku drejtori i këtij spitali nuk pranoi të prononcohej por pranoi se nuk e njihte rastin. Ai u shpreh se do të pyeste në ministri se si veprohej në të tilla raste dhe më pas do i kthente një përgjigje gazetarëve të Fiksit.

Por vetëm një ditë më vonë i menjëhershëm ishte reagimi nga ana e Spitalit Lushnje duke i çuar familjes Baci një autoambulancë e cila do të mundësojë  transportin e të paralizuarës drejt Spitalit të Fierit për të kryer shërbimin e dializës.

KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE/ E paralizuara bën 3 herë në