Softa: Prostitu*ioni ka marrë formë të kamufluar dhe të sofistikuar
Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Fatjon Softa, ekspert i sigurisë, ka diskutuar rreth rritjes dhe përhapjes së prostitucionit në Shqipëri.
Softa theksoi se ky fenomen ka kaluar në një dimension shqetësues, duke u zgjeruar si aktivitet dhe duke u bërë më i kamufluar, shpesh duke u shfaqur në forma të fshehura.
Eksperti i sigurisë shpjegoi se aktiviteti i prostitucionit ka marrë një formë më të sofistikuar dhe të maskuar, duke u zhvilluar në disa forma të ndryshme, si në qendra masazhi, shtëpi me qera dhe deri në eskorta.
Ai theksoi se, përkundër përpjekjeve të policisë, e cila ka vepruar në bazë të informacioneve dhe indicjeve të ndryshme, ky aktivitet është vazhdimisht në rritje dhe shpesh shoqërohet me grupe kriminale të huaja.
