Mazrreku: Prostitu*ioni në Shqipëri i dënueshëm, po ashtu dhe lokalet që përdoren për të

Në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News  Sonila Musai, avokati Serjan Mazrreku ka komentuar rreth situatës së prostitucionit në Shqipëri.

Mazrreku theksoi se prostitucioni është një fenomen që ka marrë përhapje të konsiderueshme në vend dhe se ky aktivitet është i dënueshëm sipas ligjit shqiptar.

Ai sqaroi se jo vetëm personat që merren me prostitucion janë subjekt i dënimeve, por gjithashtu edhe ata që lejojnë përdorimin e lokaleve për zhvillimin e këtij aktiviteti.