Aksident në Tiranë, makina përplas efektivin e policisë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.

Një makinë ka përpplasur një punonjës policie i cili ishte jashtë shërbimit në atë moment.

Efektivi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit).

Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.