Një grua dhe një e mitur përfundojnë në spital, dyshohet për mbidozë medikamentesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 18:47
Policia e Tiranës njoftoi këtë të hënë se hënë se një 38-vjeçare dhe një 15-vjeçare janë paraqitur në pavionin e toksikologjisë në Tiranë ku dyshohet se kanë konsumuar medikamenteve mbi dozën e lejuar.
Sipas informacionit të siguruar nga policia, dy shtetaset ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar. Të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.