Mazrreku: Vikti*at e Prostitu*ionit të kenë mbështetje nga Shteti, Policia të ndalojë grupet kriminale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 19:38
Në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai , avokati Serjan Mazrreku foli për situatën e prostitucionit dhe ndihmën që duhet të ofrohet për viktimat e tij.
Mazrreku theksoi se personat që bien viktimë e këtij fenomeni duhet të kenë mbështetje të plotë nga institucionet shtetërore, për të dalë nga ky cikël dhe për të rifituar dinjitetin e tyre.
Ai theksoi se grupet që tërheqin vajza në prostitucion, në shumicën e rasteve janë të fokusuara tek individë me probleme ekonomike, duke i shfrytëzuar ato për qëllime të paligjshme.
Mazrreku kërkoi që policia të ndalojë me urgjencë këto grupe kriminale, pasi ka informacion dhe indicje të mjaftueshme për t’i goditur ata.
