''Shqetësuese që partia në pushtet bën protesta'', Balliu: Kur u arrestua Veliaj, PS shkoi e para tek dera e SPAK-ut
Avokatja, Alesia Balliu, pjesë e Primareve e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kur u arrestua Erion Veliaj, PS shkuan të parët të protestonin tek dera e SPAK.
Balliu: Unë nuk e shoh fare në prizmin që arrestimi i Erion Veliaj është buja më e madhe.
Mua ajo që më shqetëson është se për herë të parë jo në Republikë të Shqipërisë por në të gjithë politikën botërore, partia në pushtet bën protesta.
Këtu ngrej unë një pikëpyetje dhe është e habitshme.
Këto inceneratorin dhe çdo vjedhje tjetër që po mbrohet Veliaj nga një kupolë e PS.
Po mbrohet se autori është vetë Edi Rama.
Është e para herë që bën protestë partia e cila është në qeveri.
Protestat në të gjithë botën bëhen nga opozita.
A ishin këto që kritikonin Sali Berishën që ky po del kundra drejtësisë, ky po del kundër SPAK?
Çfarë bënë këto kur u arrestua Erion Veliaj?
Ishin të parët që shkuan tek dera e SPAK për të bërë protestë, por këto ishin në qeveri.
