Al Ittihad blen kartonin e Mario Mitajt, shifrat e marrëveshjes

Al Ittihad blen përfundimisht kartonin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj.

Klubi arab ka  gjetur marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës për transferimin përfundimtar të mbrojtësit në Arabinë Saudite.  

Mitaj u huazua tek Al Ittihad gjatë merkatos së verës dhe brenda gjysmës së parë të sezonit shkëlqeu me perfprmancën e tij duke i bindur drejtuesit që të shpezojnë katër milionë euro për kartonin e tij.

Në njoftimin e klubit moskovit shkruhet:

“Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i është bashkuar Al Itihad me kontratën e blerjes prej 4 milionë eurosh.

Lokomotiva e falënderon Marion për performancën e tij, kur ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në të ardhmen.”

21-vjeçari kuqezi ka luajtur deri më tani 12 ndeshje në Arabinë Saudite.