Shorti i Champions League/ City-Real Madrid supersfida e 'play-off'. PSG, Bayern, Atalanta e Milan mësojnë kundërshtarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 12:33
Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti i “play-off” në Champions League.
Supersfida që sollën goglat ishte mes Manchester City dhe Real Madrid.
U shmang përballja mes Juventusit dhe Milanit, teksa të dy skuadra do të kenë përballë ekipe nga Holanda.
Juve sfidon PSV-në, ndërsa Milani do të ndeshet me Feyenoord.
Atalanta e Gjimshitit sfidon Club Brugge.
Në anën tjetër PSG përballet me Brest duke qenë përballja e vetme mes dy skuadrave të një shteti.
Ndërsa Sporting Lisbona do përballet me Dortmundin.
Shorti play-off i Champions League:
Brest-PSG,
Monaco-Benfica,
Juventus-PSV,
Milan-Feyenoord
Manchester City- Real Madrid,
Celtic-Bayern Munich,
Club Brugge-Atalanta
Sporting Lisbon-Borussia Dortmund

