''Dopingu vërtet na ka ndëshkuar''/ Kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Gjoza rrëfen ''sfidat'' e shtangës në Shqipëri
Kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza në një intervistë në emisionin 'Sport Focus' Ora News u shpreh se një fenomen negativ për peshëngritjen shqiptare ka qenë dopingu.
Gjoza: Federata e Peshëngritjes është ndër federatat më të vjetra.
Kemi pasur sportista shumë të mëdhenj.
Vazhdimisht Federata e Peshëngritjes i ka dhënë tonin sportit në Shqipëri.
Dhe kjo traditë më vjen mirë që u ruajt edhe ndër vite në kohën e demokracisë ku ne kemi prodhuar atletë, sëportista, peshëngritsa pafund.
Gjatë kohës së demokracisë, peshëngritja ka pasur sportistë shumë të mëdhenj.
Një nga sportistët shumë të mëdhenj që ka pasur Shqipëria dhe është aktualisht është Briken Calja.
Kampion bote, dmth më tepër se kampion bote nuk ke ç’do.
Erkand Qerimaj dy herë kampion Europe.
Daniel Godelli, Romela Bega, kam pafund emra.
Na kanë shqetësuar edhe fenomenet negative siç ka qenë dopingu i cili vërtet na ka ndëshkuar.
Kemi rreth 5-6 vite që nuk kemi asnjë rast pozitiv me doping.
