Erlind Pëllumbi konfirmohet si President i Federatës Shqiptare të Volejbollit

Erlind Pëllumbi është konfirmuar si President i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, kërkuar nga 1/3 e anëtarësisë me të drejtë vote, Presidenti Erlind Pëllumbi u rizgjodh në krye të Federatës së Volejbollit me unanimitet të plotë.

Njëherësh më zgjedhjen e Presidentit u bë edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, që do të përbëhet nga Dashamir Brari, Konalsi Gjoka, Sokol Halili, Gentiana Nicaj dhe Ornela Belba.

Punimet e Asamblesë i përshëndetën, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe Endrit Hoxha, zv/ministër i Arsimit dhe Sportit.

Erlind Pëllumbi, me cilësinë e Presidentit të Federatës Ballkanike të Volejbollit, mirëpriti pak ditë më parë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ballkanike të Volejbollit.