VIDEO / Criristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon sërish për Al Nassr!
Cristiano Ronaldo ishte sërish vendimtar për Al Nassr në kampionatin saudit, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të rëndësishme në transfertë ndaj Al Raed me rezultatin 2-1. Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të, superylli portugez kontribuoi me një gol dhe një asist.
Ronaldo realizoi në minutën e 35-të, duke e çuar në 921 numrin e golave në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke përfituar nga një asistim të Marcelo Brozovic. Me të nisur pjesa e dytë, portugezi asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij, të realizuar nga mbrojtësi Nawaf Boushal.
Në këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë tre asistime, duke qenë një nga lojtarët kyç të Al Nassr. Pas kësaj fitoreje, Al Nassr ka grumbulluar 38 pikë pas 18 ndeshjeve dhe vazhdon të jetë në garë për titullin kampion.
Once again a wonderful Goal Cristiano Ronaldo sir ❣️ pic.twitter.com/GYXAhx1CKl
— Girdhari Jat (@GJat4796) January 30, 2025
