Trajneri i PSG-së, Luis Enrique: Të bëjmë kujdes ndaj Brestit në Champions, janë të fortë në sulm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 16:11
PSG do të masë forcat me Brest, në “Play Off” të Champions League.
Pavarësisht se nuk është rivali më i fortë i mundshëm, trajneri i parisienëve, Luis Enrique kërkoi kujdes nga skuadra.
“Ata e dinë se çfarë duan të bëjnë si ekip.
Kanë lojtarë me kualitet dhe janë të fortë në sulm.
Është shumë vështirë të luash ndaj tyre dhe për këtë arsye janë ku janë.
Ne jemi gati të përballemi me ta.
Janë dy ndeshje dhe mund të dënohesh për çdo gabim.
Kështu që do të jetë vështirë”, tha tekniku spanjoll i PSG-së.
