E PAPRITUR/ Drejt hapit të madh në karrierë, Indrit Tuci pranë kalimit në Serie A

Venezia në Serie A ka në plane të afrojë Indrit Tucin, sulmuesin e Kombëtares që është pjesë e Spartës së Pragës.

Diçka të tillë e konfirmon eksperti i merkatos në Itali, Nicolo Schira.

Veç Venezias, mediet çeke bëjnë me dije se për shërbimet e Tucit ka interes edhe nga Slovan Bratislava.

Sulmuesi 24-vjeçar kaloi në Pragë një vit më parë nga Lokomotiva e Zagrebit dhe këtë sezon ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka shënuar dy gola në kampionat.

Veç saj, Tuci ia doli të siguronte edhe Kombëtaren ku u aktivizua në katër takime.