Egnatia fiton ndaj Bylisit dhe provon 'arratinë' në kreun e renditjes

Egnatia ka vazhduar e qetë marshimin në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, teksa ka mundur sot me shifrat 2-1 Bylisin në ndeshjen e parë të javës së 23-të. 

Skuadra e Edlir Tetovës ka dominuar plotësisht sfidën, teksa ka humbur raste të mira shënimi në pjesën e parë.

Në të dytën, rrogozhinasit korrigjuan shënjestrën dhe fillimisht me Lushkjen e pastaj me Ndrecën shënuan dy gola që u duk se i dhanë pak qetësi skuadrës.

Qetësi që solli edhe një shpërqendrim në prapavijën e rrogozhinasve, të cilët i dhuruan një gol Bylisit në fund, për të bërë pak më dramatike mbylljen e ndeshjes.

Por me vërshëllimën përfundimtare, ishte Egnatia që festoi tre pikët dhe bën tentativën e parë për shkëputje në kreun e renditjes.