Shorti i Europa League/ Njihuni me 8 sfidat e ‘Play-off’-it, spikat Porto-Roma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 14:32
Pas shortit të Champions League, në Nyon të Zvicrës u hodh edhe ai i fazës së “Play-off”-it të Europa League.
Porto-Roma është dhe supersfida e këtij raundi “play-off”.
U përcaktuan 8 sfida, ku skuadrat që do të kualifikohen do të përballen në fazën e 1/8-ave, aty ku i presin 8 vendet e para që u renditën nga faza e grupit.
Ajaks do të përballet me Rojal Union SG.
Në anën tjetër Gallatasaraji sfidon AZ Alkmar, ndërsa Fenerbahçe do të ndeshet me Anderleht.
Spanjollët e Real Sociedad do të kenë përballë Midtjilland.
Më poshtë ndodhet dhe shorti i plotë

