Guri: Janullatos ngriti postin e Kryepeshkopit në piedestal, fitoi besimin e të gjithëve

Gazetari, Etmond Guri në një intervistë në Ora News u shpreh se Kryepeshkopi i ndjerë tashmë, Janullatos ngriti postin e Kryepeshkopit në piedestal dhe fitoi besimin e të gjithëve.

Guri: Kryepeshkopi i ndjerë tashmë është një nga figurat që me punë, me përkushtimin e tij dhe vendosmërinë e tij e ngriti postin e një Kryepeshkopi në piedestal në atë pikë që të fitojë besimin dhe admirimin e të gjithëve jo vetëm të besimtarëve ortodoksë por edhe të feve të tjera duke mos provokuar por duke ofruar gjithmonë respekt, duke predikuar fjalën e Zotit, duke qenë i kujdesshëm dhe duke ruajtur ekuilibrat ndaj feve e aq më shumë ndaj mentaliteteve të prapambetura ballkanike që shpesh herë ngjyrosin nacionalizmin.

Janullatos ka qenë një figurë i cili siç edhe u pa këto ditë në Athinë u respektua në maksimum nga të gjithë besimtarët ortodoksë, me origjinë shqiptare apo greke apo çdo lloj feje tjetër sepse ishte një figurë që përcillte respekt dhe prestigj për lidershipin e tij.

Me të gjitha nderet që i takon një figure të lartë, aq më tepër një figure si Janullatos që pavarësisht se nuk ishte ndonjë figurë e klasit të parë lidhur me protokollet shtetërore, por ai u respektua dhe u përcoll me protokollet më të larta shtetërore, me respektin më të lartë si nga besimtarët por aq më tepër edhe për institucionet shtetërore greke.