E rëndë në Pogradec! I riu tentoi edhe 1 muaj më parë, sot u gjend i p*jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 14:07
Një i ri nga Pogradeci është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Gati 1 muaj më parë ai tentoi të hidhej nga kati i fundit i pallatit ku banonte në lagjen numër 5 të qytetit.
Herën e parë ai u shpëtua nga dy të rinj dhe forcat e policisë e zjarrfikëses që ndërhynë në kohë duke e tërhequr nga dritarja e ballkonit.
Ndërkohë ditën e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banjën e apartamentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi rastin.
