Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në lumin e Shalës, viktima ende i paidentifikuar, në fazë të hershme ...

Një trup i pajetë është gjetur ditën e djeshme (26 Janar) në zonën e Shalës në Shkodër.

Policia vendore e konfirmoi lajmin, duke bërë me dije se kufoma e një personi të seksit mashkull, të paidentifikuar ende u konstatua në vendin e quajtur “Lugina e Blinit”, në lumin e Shalës.

“Është gjetur një kufomë e seksit mashkull, në fazat e hershme të dekompozimit. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia pas hetimeve paraprake.