EMRI/ Shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 11:24
Një 41 vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi shiste drogë në doza pranë shkollave.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi disa doza kanabisi. Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kanabisit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning”.
Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë Elvis Babaliu, 41 vjeç, banues në Durrës.

