Arrestohet 45-vjeçari në Devoll, dyshohet se ng*cmoi se*sual*sht një 15-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 13:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll. Një 45-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar një 15-vjeçar. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.A, banues në fshatin Poloskë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”, njofton policia.
