Koçibellinj: Institucionet parashkollore, të pasigurta. “Astiri” i braktisur nga Bashkia, s’ka asnjë kopësht dhe çerdhe në një zonë që është sa një qytet
Dhuna dhe pasiguria në institucionet arsimore parashkollore ishte tema e diskutimit në studion e lajmeve në “Ora News” nga aktivistja Suela Koçibellinj.
Duke marrë shkas nga dhuna e një edukatoreje në një kopsht privat, Koçibellinj u shpreh se rasti në fjalë ka të bëjë me një qendër ditore fëmijësh që nuk ishte as kopsht, që do të thotë se ka kritere krejtësisht të tjera nga ato të kopshteve.
“Që do të thotë se ishte një qendër totalisht në shkelje të ligjit siç ndodh rëndom në vendin tonë.
Nga ana tjetër ka të bëjë me stafin që punon aty, që mbase personi në fjalë mbase nuk ka as shkollimin e duhur për të trajtuar dhe edukuar fëmijët. E për të shkuar më tej tek çrregullimet mendore që mund të ketë personi në fjalë, që është i dhunshëm dhe agresiv dhe sulmues ndaj fëmijëve.
Pra ky institucion nuk i përmbush kushtet e duhura për të ushtruar veprimtarinë e tij. Dhunon dy fëmijë në një interval të shkurtër kohor që u shfaq në atë video.
Edhe prindërit kanë nevojë të shikojnë dhe të kuptojnë për të kërkuar informacion në institucionet ku ata vendosin t’i lënë fëmijët e tyre. Por asnjëri nga ne nuk reagon pasivisht”, theksoi Suela Koçibellinj.
Po ashtu, ajo ngriti shqetësimin e saj që zona që njihet si “Astiri” në Tiranë është krejtësisht e braktisur nga Bashkia e Tiranës, pasi nuk ka asnjë kopsht dhe asnjë çerdhe të ndërtuar aty edhe pse popullsia e zonës është sa një qytet.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKTIVISTEN SUELA KOÇIBELLINJ


