Dosja e Himarës, gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron, ja kur do jepet pretenca e SPAK për ish-kryebashkiakun dhe të tjerët

Nis seanca në themel për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë, Jorgo Goro u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode, si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. 

Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish-zyrtarët e tjerë të baskisë, Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm. Për këtë të fundit, gjykata vendosi ndarjen e çështjes.

Në seancën e radhës, të datës 10 shkurt, ora 13.00, Prokuroria e Posaçme do japë pretencën për Jorgo Goron dhe të tjerët.