Ky është Sildi Velaj, 29-vjeçari që u plagos dje në Orikum, në krim morën pjesë dy persona
Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 janar) në Orikum.
Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello, autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.
Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve.
Shkaku i krimit dyshohet se janë konfliktet për motive të dobëta mes palëve, por ngjarja është ende nën hetim aktiv.
10 plumba pistolete u qitën në drejtim të 29-vjeçarit, ndërkohe që 4 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.
I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok.
Automjet i të dyshuarve ishte tip ‘Golf 5’. Autori ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar me armë disa herë, pastaj kanë hipur në makinë që dy për t’u arratisur.
Në momentin e largimit, një person ka dalë nga lokali dhe nga makina është qëlluar përsëri me armë nga autorët.

