Blushi: Kavaja e para që u ngrit për rrëzimin e diktaturës tani i prin betejës për rrëzimin e Narkoregjimit

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, në mbledhjen me Strukturat Drejtuese të Partisë së Lirisë në Kavajë deklaroi se Kavaja e para që u ngrit për rrëzimin e diktaturës tani i prin betejës për rrëzimin e Narkoregjimit.

"Siç fituam Bashkinë, do fitojmë edhe zgjedhjet më 11 Maj", theksoi nder te tjera Tedi Blushi.

FJALA E BLUSHIT

Jam shumë i lumtur që ndodhem sot në Kavajë, në qytetin simbol të lirisë, të demokracisë, të kulturës, të traditave qytetare, të harmonisë fetare, për të zhvilluar këtë takim me ju, me ekipin e fitores së Partisë së Lirisë në zgjedhjet e fundit vendore.

Së pari më lejoni t’ju falenderoj me mirënjohje, secilin prej jush, për të gjitha sakrificat edhe për kontributin e vyer në zgjedhjet lokale, falë të cilave u arrit fitorja dhe rikthimi i Bashkisë së Kavajës te qytetarët, pas një periudhe të errët nën drejtimin e “Rilindjes” e kryebashkiakëve të saj banditë me nga 7 apo 8 emra dhe mbiemra dhe me CV të pasur në botën e krimit edhe të trafikut, që nuk përfaqësonin interesin qytetar, përveç faktit se ishin aty si përfaqësues të interesave të krimit, të drogës dhe të trafikut të qenieve njerëzore dhe të çdo trafiku tjetër.

Qytetarët e Kavajës e kanë dëshmuar që janë njerëz të lirë, patriot dhe të pamposhtur, që në ditët më të errëta për Shqipërinë janë kthyer në lokomotiva e burimit të shpresës, forcës dhe energjisë duke i treguar vendin jo vetëm diktaturës komuniste por dhe përpjekjeve kriminale të Narkoregjimit të Edi Ramës për të marrë peng Kavajën dhe të ardhmen e saj.

Kavaja po t’i heqësh lirinë dhe demokracinë është njësoj sikur t’i kesh shkulur zemrën.

Jo rastësisht protesta e parë më e fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi lindi në Kavajë, kur të rinjtë e këtij qyteti, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”, duke i paraprirë Lëvizjes Studentore që solli më pas pluralizmin politik dhe demokracinë në vend, që sot më shumë se kurrë, janë të rrezikuara.

Kryengritja antikomuniste e Kavajës është ende një mesazh i gjallë frymëzimi për rininë kavajase dhe shqiptare, për t’u përballur me të keqen që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë, në mënyrë që nesër të mos zgjohemi në diktaturë.

Prandaj ju edhe në zgjedhjet e fundit vendore, u çuat të gjithë në këmbë, me një fushatë të jashtëzakonshme pozitive, me patriotizëm dhe me vendosmëri maksimale, me trimëri dhe kurajë për t’ia rikthyer bashkinë, qytetarëve edhe pse përballë kishit makinerinë shtetërore të terrorit edhe të financuar me paratë e pista të korrupsionit dhe të trafiqeve.

Beteja nuk ka qenë e lehtë, por megjithatë ju ia dolët me sukses, si ekip i fitores së Partisë së Lirisë, për t’i sjellë fitoren Kavajës dhe për t’ja rikthyer Bashkinë qytetarëve.

Jam i bindur se edhe më 11 Maj, ku gjithashtu kemi përpara një betejë jo të lehtë, ju sërish do t’i prini Fitores tonë në Kavajë, në Qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Kësaj here përveç “Rilindjes’’ ne përballë kemi edhe një strukturë tjetër kriminale që është kthyer në një parti aleate të Edi Ramës, që quhet SPAK dhe që po bën çdo përpjekje për t’i garantuar Narkoregjimit edhe një tjetër mandat në kurrizin tuaj, duke burgosur, arrestuar dhe shantazhuar drejtuesit kryesorë të opozitës.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është rrëmbyer në mënyrë kriminale dhe sot është në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, vetëm sepse guxoi dhe vijon të luftojë edhe nën këtë izolim ekstem me Narkoegjim, duke denoncuar çdo ditë krimet dhe korrupsionin e përbindshëm, që nga SPAK cilësohen si “krime intelektuale” sepse “afërmendsh” nuk mund të hetohen sa kohë kjo strukturë e kapur për fyti nga Edi Rama po shërben si hanxhar në duart e tij për të masakruar opozitën.

Është kjo strukturë, që edhe 4 vite pas zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2021, ende nuk i ka dënuar krimet e shëmtuara zgjedhore që ndodhën në Kavajë, deri në gjakderdhje dhe që ende nuk ka nxjerrë përgjegjësit dhe jo më të dënojë urdhëruesit e asaj masakre që ndodhi në Kavajë.

Jo rastësisht SPAK nuk i heton krimet zgjedhore, sepse janë të njëjtët përgjegjës, që edhe në këto zgjedhje do të bëjnë çdo përpjekje nëpërmjet parave të pista, dhunës dhe terrorit, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për t’i siguruar Narkoregjimit një mandat tjetër 4-vjeçar.

Ndaj dhe ne e cilësojmë sot Altin Dumanin si “vrasësin me pagesë” të pluralizimit dhe të demokracisë, sepse është kthyer në një shërbëtor të verbër të Edi Ramës.

Presidenti Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe banditeske, u izolua dhe vijon të jetë në izolim ekstrem– pa fakt, pa asnjë provë penale së pari sepse ka denoncuar të gjitha aferat korruptive të Edi Ramës, sepse ka mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, ka mbrojtur çështjen Kosovës, ka mbrojtur gjakun e dëshmorit të Kavajës, Indrit Carës apo “Ushtar Kavajës” të derdhur për Pavarësinë e Kosovës, sepse ju i dini lojrat dhe pazaret ky hyri Edi Rama, për ndryshimin e kufijve të Kosovës, sikundër ka hyrë në pazare edhe për çështjen e Detit me Greqinë.

Është për të ardhur keq për pasojat e rënda të keqqeverisjes që “Rilindja’’ ka lënë pas në Kavajë, kostot e rënda të së cilave më së shumti i vuani ju, i vuajnë qytetarët e thjeshtë.

Kjo ndodh sepse Edi Rama e urren Kavajën dhe provat janë çdo ditë në dritë të diellit.

Si shpjegohet që Kavaja, një zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim, me një vijë të mrekullueshme bregdetare e me fusha pjellore, vijon të braktiset masivisht nga të rinjtë dhe të rejat?

Sepse Edi Rama ka vrarë çdo mundësi që ata të ndërtojnë të ardhmen në Kavajë, jo vetëm duke mos u garantuar punësim por duke u mbyllur çdo rrugë për të jetuar me dinjitet në vendlindjen e tyre, ndaj dhe të vetmen rrugëzgjidhje shohin largimin nga Kavaja.

Tregues i urrejtjes së madhe të Edi Ramës për Kavajën, është fakti se të gjitha institucionet që garantojnë shërbimet bazë jetike për qytetarët, janë hequr nga Kavaja.

Është hequr drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve, janë hequr prokuroritë, gjykatat, është shkrirë dhe drejtoria e OSSH-së, është shkrirë drejtoria e Arsimit, përfshirë edhe skandalin e fundit të heqjes së drejtorisë së Kadastrës, për t’u transferuar në Durrës.

Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia shumë e rëndësishme e Kavajës është jo vetëm dënim për mosnënshtrimin e qytetarëve të saj në zgjedhjet e fundit vendore por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre të çmuara dhe të lakmuara.

Largimi nga qytetarët i shumë shërbimeve bazë është vijim i strategjisë së "Rilindjes" për të centralizuar bashkë me to edhe korrupsionin.

Heqja e këtyre Drejtorive në fakt, vërteton edhe njëherë tjetër dështimin me sukses të Reformës së Decentralizimit që tanimë është kthyer në Reformë të Patronazhimit, në dëm të qytetarëve dhe në funksion të axhendës së shpopullimit.

Partia e Lirisë, që në programin e saj të shkëlqyer, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve duke shfuqizuar të gjitha vendimet e Narkoqeverisë që lidhen me ju.

Ku e shohim tjetër ne urrejtjen e Edi Ramës për Kavajën?

Sepse vëmendja e “Rilindjes” për Kavajën është zero. Nuk ka një deputet nga Kavaja në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka një ministër, një drejtor të përgjithshëm.

Edhe atë vijën e mrekullueshme bregdetare, Edi Rama ja hoqi Kavajës për t’ja kaluar për kompetencë Agjensisë së Zhvillimit të Territorit, në mënyrë që këto prona të lakmueshme dhe shumë të cmuara të Kavajës, ti administrojë dhe t’i ndajë Edi Rama me ata që i cilëson si “partnerë strategjikë”, por që nuk janë gjë tjetër veç zhvatës të pasurive jo vetëm publike por edhe të pronave të ligjshme të qytetarëve të Kavajës.

Ku shkoi premtimi për ndërtimin e stadiumit “Besa”?

Kavaja dhe futbolli janë një binom i pandashëm dhe tregues i një tradite të hershme sportive, të nisur 1 shekull më parë.

Në zgjedhjet e fundit, Edi Rama premtoi stadiumin, por sot Kavaja sot është ende jo pa stadium, kur në fakt duhet të ishte me stadium dhe me një akademi futbolli si shenjë respekti dhe nderimi ndaj emrit të madh "Besa", që mban klubi sportiv i këtij qyteti, emër i cili sigurisht ka vendin e tij të nderit jo vetëm si një skuadër që ka vendin e nderit në në historinë e futbollit tonë, por edhe si djepi i shumë futbollistëve të talentuar që në dekada i kanë dhënë krenari jo vetëm këtij qyteti, por të gjithë Shqipërisë.

E vetmja “dhuratë” që Edi Rama i ka bërë Kavajës, në partneritet të ngushtë edhe me Erjon Veliajn, ka qenë zhytja në borxh ose më mirë grabitja e taksave të qytetarëve të Kavajës nëpërmjet aferës së tmerrshme të inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Sot kavajsit paguajnë ashtu si banorët e Tiranës për një shërbim që nuk kryhet, se vjedhja e taksave është i vetmi qëllim që ka Edi Rama.
Edhe për këtë arsye në 11 Maj duhet ta ndëshkoni masivisht me votë “Rilindjen”, sepse jo vetëm ju vjedh cdo ditë por po bëhet gati edhe t’ju dhunojë nëpërmjet kërcënimeve që ka nisur në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Dua gjithashtu të ndalem edhe në cështje shumë konkrete dhe te prekshme për ju sikundër janë cështjet e pagave, pensionet, punësimi, ndihma ekonomike apo financimet që kjo Qeveri jep për shtresat më në nevojë të Kavajës.

Kavaja është e penalizuar, sepse edhe me buxhetin që Edi Rama miratoi këtë vit në Parlament, nuk do të bëjë asgjë tjetër, veçse do të thellojë varfërinë e qytetarëve dhe pensionistëve të Kavajës.

Edhe bonusin e fundvitit që dha për pensionistët, Rama ua mori me faturat super të kripura dhe abuzive të energjisë elektrike.

Pra me një dorë ju a dha bonusin pensionistëve me dorën tjetër ja u morri me faturën e energjisë.

Vetëm këtë vit Edi Rama ka planifikuar të vjedhë me projektet korruptive PPP, rreth 777 miliardë lekë dhe ndërkohë ka parashikuar vetëm 170 lekë në muaj për pensionistët.

0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe ndërkohë 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncensionare.

Jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve për familjet me ndihmë ekonomike.

0% fonde shtesë për kategorinë e të papunëve, numri i të cilëve është në rritje.
0% fonde shtesë për kujdesin social, ç’ka paralajmëron thellimin e mjerimit për mijëra familje të tjera.

Këtë vit do të ulet buxheti i kujdesit social dhe ndërkohë në ana tjetër Qeveria ka rritur shpenzimet operative, për të paguar me taksat e qytetarëve udhëtimet e çmendura me çarter të Edi Ramës, dietat dhe luksin e ministrave të tij.

Çdo pensionist në Kavajë duhet ta dijë, se për vitin 2025 do të paguajë 698 euro vetëm për interesat dhe principalin e borxhit publik që ka marrë Edi Rama, jo për të rritur mirqënien tuaj por për të vjedhur, nëpërmjet financimit të projekteve korruptive PPP.

Partia e Lirisë ka një program të mrekullueshëm dhe një ofertë konkrete në këto zgjedhje për t’i dhënë fund keqqeverisjes.

Kujtdo që ka dyshimin më të vogël se si do të fiancohet ky program me 5 prioritete, unë dua tju them se janë rreth 3.3 miliardë euro në vit që Edi Rama vjedh vetëm nëpërmjet aferrave të tij korruptive.

Ne duke i dhënë fund korrupsionit të përbinshëm, pra duke garantuar se këto 3.3 miliardë euro, nuk do të vidhen por do të përkthehen në shërbime, do të vemë në jetë këto 5 prioritete madhore për 4 milionë shqiptarë plus së pari duke:

1. Ndaluar shpopullimin.
2. Dyfishuar pagat dhe pensionet mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
3. Rritur financimin me 5% të PPP për arsimin dhe investimin tek kapitali njerezor:
4. Pesëfishuar mbështetjen për bujqësinë, në mënyrë që fermerët e Kavajës të mos i lenë tokat djer, të mos sharrojnë drrurët frutorë, por të marrin mbështetje dhe me pagesa direkte deri në 10 mijë euro për krijimin e cdo ferme të re blektorale dhe përjashtim nga taksat për të gjithë ata që do të krijojnë një biznes të ri në këtë fushë.
5. Si dhe do të garantojmë nëpërmjet pikës së pestë Shqipëria, fuqi eksportuese, në mënyrë që të gjitha prodhimët bio apo prodhimet e fermerëve duarartë të Kavajës të mund të gjejnë jo vetëm shitje në tregun vendas po edhe në tregun Ndërkombëtar.

Ndaj është detyra jonë, që në këto orë dhe ditë vendimtare drejt 11 Majit të nxitojmë për ta prezantuar derë më derë këtë program, sepse përballë qytetarët e Kavajës kanë vetëm një alternativë, që është hajduti Edi Rama me objektivin e vetëm, jo vetëm vjedhjen e përbindshme por edhe instalimin përfundimtar të një junte sorosiane narkomane që urren familjen, që urren traditat, që nuk beson në Zot, nuk ka Fe, nuk ka Atdhe, nuk ka familje.

Ndërkohë ne kemi programin tonë që mbështetet në fuqizimin e familjes shqiptare dhe vlerave të saj, sepse ne jemi parti patriotike që e duam këtë vend të mrekullueshëm por që sot po trajtohet si plackë për interesat personale të Edi Ramës.

Ndaj në emër të Partisë së Lirisë unë ju ftoj ju, sidomos të afërmit tuaj në Diasporë, të marrin masivisht pjesë në zgjedhjet e 11 Majit për të ndëshkuar me votë masive Edi Ramën dhe që zëri juaj dhe i të rinjve dhe të rejave të Kavajës në Diasporë të dëgjohet fuqishëm në këto zgjedhje.

Është e rëndësishme që ta kthejmë natën në ditë, të intensifikojmë punën në teren, të vijojmë me hapjen dhe zgjerimin e pandalshëm tonin në këtë Bashki dhe unë jam i lutur që rezultatet paraprake janë pozitive, por këto nuk duhet të mjaftojnë, nuk duhet të na vetëkënaqin, përkundrazi duhet të na motivojnë për të vijuar më tej punën tonë në terren.

Gjithashtu nga Kavaja, ku gjithmonë ‚‘Rilindja‘ ka provokuar dhe ka inskenuar incidente të dhunshme, sikundër ka qenë dhe ai i 4 viteve më parë që për fat të keq coi edhe në plagosje dhe me gjakderdhje prenda zyrave elektorale të opozites këtu, ju bëj thirrje të gjithë "të fortëve", të Edi Ramës në Kavajë të bëjnë kujdes, sepse pas 11 Majit do t’ju sekuestrojmë edhe pulat duke ju dhënë ndëshkimin ligjor më të ashpër.

Një paralajmërim kam edhe për ata drejtorë horra , hajdutë të Edi Ramës, që kanë filluar që tani përpjekjet për të blerë votën e qytetarëve të Kavajës, sidomos ata që nuk kanë kartelë psiqike si Edi Rama, se ai pas 11 Majit do justifikohet me faktin që “e kam kartelën”, që të mos i rëndojnë pozitat e tyre në raport me ligjin duke shkelur Kodin Zgjedhor, Kushtetutën, ligjet dhe duke u përpjekur që tani të intimidojnë, të shantazhojne dhe të kërcenojnë qytetarët e Kavajës, sepse kush do prekë votën në Kavajë në 11 Maj ta dijë se do konsiderohet si armik i Republikës.

Ju ftoj që të jeni në këmbë, të qëndroni të fortë, e di që beteja nuk është e lehtë.
Edhe njëherë me përulje, ju jam mirnjohës për të gjitha sakrificat dhe kontributet tuaja, por që sigurisht të mos harrojmë që kush shet votën, shet nderin e familjes së tij.

Kavaja ka treguar që është një trevë patriotike, e ka treguar që është zemra e Lirisë dhe e Demokracisë, duke u kthyer në forcë për të gjithë Shqiptarët e ndershëm dhe patriotë dhe unë jam i bindur që edhe falë jush ne në këto zgjedhje do të arrijmë një rezultat të jashtëzakonshëm dhe të paparë në Kavajë.