VIDEO/ Deputetja e PD, Elda Hoti takim me diasporën në Venecia, Berisha publikon pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2025, 22:11
Ligjvënësit demokratë dhe PD kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, teksa vijojnë takimet me diasporën dhe bashkëatdhetarët shqiptarë.
Deputetja e PD, Elda Hoti, ndalesën e pati në Venecia ku u takua me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin e gondolave, Venecia.
Takimi, i cili tejkaloi pritshmëritë, u mirëprit edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e cilësoi të shkëlqyer, ndërsa pati dhe një falenderim për pjesëmarrësit dhe organizatorët e tij.
Statusi
Takim i shkëlqyer i deputetes Elda Hoti në Venecia. Përshëndetje të përzemërta të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij takimi, Romario Marashi, Ëilson Dona, Anton Bushpepa, Arben Ndreu, Fran Jakaj, Ernest Miri, Petrit Matia.

