Të premten protesta e 44-t kundër Erion Veliajt

Ditën e premte ora 11:00 opozita do të zhvillojë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Opozita kërkon largimin e Veliajt 1 orë e më parë nga bashkia si dhe përballjen e tij me drejtësinë për akuzat për korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Erion Veliaj ndodhet në hetim dhe mbi të rëndojnë 4 vepra penale. SPAK po vijon hetimet për dosjet e nxehta si inceneratorët apo "5D" në të cilat ndodhet edhe emri i kryebashkiakut.

Opozita u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 44-t kundër Erion Veliajt dhe korrupsioni që ka kapur institucionin e bashkisë.

Të premten protesta e 44-t kundër Erion Veliajt