VIDEO/ Kryedemokrati i Lezhës, Gjin Gjoni takim me diasporën në Toronto, Berisha: Pritje e shkëlqyer!

Partia Demokratike po investohet fuqishëm për votën e diapsorës, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Njëjtë sikurse në Itali dhe Bruksel, ndalesën e radhës për të bindur bashkëatdhetoarët që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit, demokratët e patën në Kanada.

Nga Toronto, kryetari i Partisë Demokratike Dega Lezhë, Gjin Gjoni u mirëprit nga diaspora atje, takim të clin lideri demokrat, Sali Berisha e cilësoi të shkëlqyer, teksa iu referua edhe pritjes së përzemërt nga bashkëatdhetarët shqiptarë në Kanada, së bashku me organizatorët e takimit.

Statusi

Takim i shkëlqyer i kryetarit të Partisë Demokratike Dega Lezhë, Gjin Gjoni në Toronto. Përshëndetje të përzemërta pjesëmarrësve të këtij takimi dhe drejtuesve të Degës së PD-së për Toronton Ilirjan Proko, Gjergji Prifti, Ilir Laze dhe kryetarit të Vatrës për Toronton z. Tonin Isufaj.