Balliu: Krahu i djathtë i kryehajdutit të Tiranës Veliaj, Edison Memolla është dënuar me 1 vit burg, por vazhdon të qëndrojë i lirë, PSE?

Shefi Organizativ në PD, njëherazi dhe pjesë e grupit të punës për Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit, Klevis Balliu është shprehur se dy rastet 'Beleri' dhe 'Memolla', faktojnë dy standardet e kapjes së drejtësisë.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se eurodeputeti Fredi Beleri u arrestua në mënyre mafioze, pa asnje provë dhe fakt , mbi një akuzë politike, vetëm për t’i vjedhur bashkinë opozitës’ dhe nga ana tjetër kemi ‘krahun e djathtë të kryehajdutit të Tiranës Veliaj, rasti i Redi Memollës, kryehajduti i Rrogozhinës, i cili rrëmbeu zgjedhjet me votat e burgut është dënuar me një vit burg, por vazhdon të qëndroj i lirë dhe me pafytyrësi vazhdon të qëndroj kryetar i bashkisë Rrogozhinë’.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut

Beleri dhe Memolla, dy standartet që faktojnë kapjen e drejtësisë

Eurodeputeti Fredi Beleri u arrestua në mënyre mafioze, pa asnje provë dhe fakt, mbi një akuzë politike,  vetëm për t’i vjedhur bashkinë opozitës.

Ndërsa, i faktuar dhe i vërtetuar, krahu i djathtë i kryehajdutit të Tiranës Veliaj, është rasti i Memollës, kryehajduti i Rrogozhinës, i cili rrëmbeu zgjedhjet me votat e burgut është dënuar me një vit burg, por ai vazhdon të qëndrojë i lirë dhe me pafytërsi vazhdon të qëndrojë kryetar i bashkisë Rrogozhinë!

Ai deklaron se: po, jam dënuar me burg, por prapë do të jem kryetar bashkie; po kam vjedhur qytetarët, por prapë po rri kryetar bashkie; po, kam vjedhur zgjedhjet, por prapë po rri kryetar bashkie.

Kjo është narko drejtësia.