Takimi me strukturat e PL-së në Laprakë, Blushi: 11 maji, beteja që do ta fitojmë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Laprakë, sëbashku me Drejtuesin Politik në Njësinë Nr. 11, Dr. Besnik Jakaj.
"Në Laprakë, së bashku me Drejtuesin Politik në Njësinë Nr. 11, Dr. Besnik Jakaj zhvilluam një takim me strukturat e Partia e Lirisë në lagjen e njohur si "Kompleksi malajzian".
Në çdo pallat, në çdo lagje, në çdo Njësi të kryeqytetit anëtarët tanë janë në këmbë, më të motivuar se kurrë, për të sjellë Ndryshimin e shumëpritur më 11 Maj.
Të intensifikojmë aksionin tonë politik për shpëtimin e vendit nga kthetrat e pista të Edi Ramës dhe të prezantojmë derë më derë programin e shkëlqyer, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që garanton qeverisje me duar të pastra në funksion të mirëqenies së qytetarëve të thjeshtë. 11 Maji është beteja jonë e përbashkët, që do ta FITOJMË!", shprehet Blushi.

