Lita: Rikthimi i emigrantëve në Gjadër, do ndikojë në zgjedhje. Primaret rrezikojnë përçarjen në PD
Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ku komentoi aktualitetin politik në vend.
Fillimisht ai u ndal tek tema më e fundit, ku 49 emigrantë nga Italia po sillen në kampin e refugjatëve të Gjadrit, ku duket se është riaktivizuar marrëveshja Rama – Meloni.
“Rikthimi i kësaj çështjeje do të përdoret nga opozita në fushatën zgjedhore të 11 majit”, theksoi Lita.
Lidhur me procesin e “Primareve” në Partinë Demokratike, Lita theksoi se ky proces ka në vetvete elementin e garës.
“Por nga ana tjetër ky proces demotivon humbësit në këtë proces, gjë që do të ketë më pas ndikim në fushatë dhe në vetë zgjedhje, duke rrezikuar të krijojë mëri dhe përçarje”, theksoi ndër të tjera gazetari Lavdrim Lita.
NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË GAZETARIN LAVDRIM LITA

