Nallbati me shqiptarët në Bruksel: Me kontributin tuaj në zgjedhjet e 11 majit, largojmë këtë çetë hajdutësh
Deputeti i PD, Bledjon Nallbati, në takimin që u zhvillua me emigrantët shqiptarë në Bruksel, u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Ai shprehu një keqardhje për arsye se emigrantët kanë treguar potencialin tyre duke krijuar jetë të re në një vend të huaj, nuk e kanë merituar që të dëbohen nga vendi i tyre pasi ata kanë një vlerë shumë të rëndësishme për Shqipërinë.
“Faleminderit për prezencën tuaj, këtu të takosh kaq shumë bashkatdhetarë, është një kënaqësi shumë e madhe por është dhe një keqardhje shumë e madhe. Ju me punë dhe me djersë, keni arritur të krijoni një jetë të re këtu.
Ju jeni ambasadorët më të mirë që ka Shqipëria. Për ne është një keqardhje shumë e madhe sepse shikojmë që këtu ka shumë të rinj, ka shumë djem dhe vajza që do të duhej ta ndërtonin Shqipërinë, por për fat të keq vendi jonë apo vendi juaj që ju ka detyrime aty ku u lindët dhe derdhët djersë për një pjesë të jetës tuaj, ai vend ju detyroi të largoheni.
Ndaj sot në këtë moment ju edhe pse jeni larg e keni mundësinë që ta ndryshojmë Shqipërinë, me kontributin tuaj në zgjedhjet e 11 majit ta largojmë këtë qeveri të korruptuar, këtë çetë hajdutësh që ka marrë peng vendin.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë i ka të gjitha resurset, me punën, mundin tuaj me aftësinë tuaj bëjmë Shqipërinë një vend, ku çdo shqiptar të ketë mundësi të jetojë me dinjitet, ta bëjmë ata një vend të jetueshëm.” tha Bledjon Nallbati.

