VIDEO/ Reali në avantazh ndaj Salzburg, e pëson Bayern Munich

Sonte po luhen takimet e mbetura të javës së 7-të të Champions League.

Reali i Madrid ka ndëshkuar dy herë Salzburgun në minutat 23′ dhe 35′. Në të dyja rastet autori i golit ishte Rodrygo.

Në golin e parë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Rodrigo shtyn në rrjetë një krosim të Vinicius, që zbutet nga Bellingam, për t’ia bërë më të lehtë brazilianit.

Goli i dytë i Rodrigos ishte një perlë e vërtetë pas një goditjeje në hyrje të zonës me topin që përfundoi në cepin e krahut të djathtë të portës.

GOLAT E RODRYGOS- VIDEO

Ndërkohë në Holandë, Feyenood ka befasuar Bayern Munich me një gol të Santiago Gimenez në minutën e 21-të.

GOLI I FEYENOORD – VIDEO

Sparta e Pragës arrin të rezistojë më pak se 12 minuta përballë Interit në Pragë.

Lautaro Martinez realizoi një gol të pazakontë në shtyllën e dytë, pas një krosimi të saktë nga Bastonit.