Krimet trondisin vendin, sociologia Simo: Ne si shoqëri i zgjidhim konfliktet me dhunë, e s’mendojmë pasojat

Krimet trondisin vendin, ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare? Është kjo pyetja që iu parashtrua sociologes Marsi Simo në studion e lajmeve në “Ora News”.

Ajo tha se ne si shoqëri i zgjidhim konfliktet me dhunë.

“Dhe nuk është se i mendojmë fare pasojat e kësaj dhune. Ne jemi si shoqëri hakmarrëse dhe edhe pse kemi kaluar diktatura nuk është se jemi përballur siç duhet.

Edhe pse policia në mënyrë të përsëritur i rendit si raste për motive të dobëta, nuk duhet harruar se ne si shoqëri mbajmë inate gjëra që janë përkthyer në vrasje, hakmarrje.

Fenomenet e hakmarrjes dhe gjakmarrjes rikthehen në momentin kur konfliktet e rënda nuk zgjidhen nga gjykatat apo drejtësia, dhe këtu kalojmë direkt në vrasje dhe nuk është se i mendojmë pasojat.

Sa i përket krimeve të pasionit apo xhelozisë, vjen për faktin se burri shqiptar është mësuar ta trajtojë gruan si pronë të tyre dhe e kanë të vështirë ta pranojnë se ajo nuk është e tillë”, u shpreh ndër të tjera sociologia Marsi Simo.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGEN MARSI SIMO