Softa: Tipologjia e krimit nuk ka ndryshuar, krimet tregojnë shkëputjen e vlerave të shoqërisë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ishte i ftuar në Ora News në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ku komentoi situatën e sigurisë në vend.

Ai theksoi se tipologjia e krimit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha dhe se disa lloje të krimeve janë të pranishme në Shqipëri, pavarësisht përpjekjeve për t’i luftuar ato.

Softa u shpreh se, megjithëse disa lloje krimesh mund të duken të ndryshme me kalimin e kohës, krimet monstruoze dhe shqetësuese që po ndodhin kohët e fundit janë një tregues i shqetësueshëm se vlerat e shoqërisë kanë pësuar një shkeputje të ndjeshme.