Aksident i RËNDË në autostradën “Levan-Tepelenë”, plagosen burrë e grua! Si u përplasën me kamionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 19:30
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Levan-Tepelenë”, ku një makinë është përplasur me një kamion.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”, teksa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur një çift, burrë e grua nga Tepelena. Sipas burimeve paraprake, automjeti që udhëtonte çifti drejt Tepelenës ka goditur nga mbrapa një automjet të tonazhit të lartën, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor. Goditja ka qenë e fortë ndërsa të dy janë plagosur.
Për momentin të lënduarit janë përcjellë në Qendrën Spitalore të qytezës së Fratarit, e cila ndodhet 500 m larg vendngjarjes ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.