Softa: Lirimi i personave të kërkuar tregon dobësinë e sistemit gjyqësor
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:45
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, ku theksoi rëndësinë e një drejtësie efikase dhe të shpejtë, duke vënë theksin te vonesat në gjykime dhe dobësitë e sistemit të drejtësisë që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e pasigurisë.
Ai foli për fenomenin shqetësues të personave të shpallur në kërkim, të cilët janë çuar para drejtësisë, por që më pas janë liruar me arrest shtëpie.
"Ky është një pasqyrë e dobësisë së sistemit të drejtësisë, ku personat që janë të përfshirë në krime të rënda, shpesh janë liruar u shpreh Softa.
