Softa: Dominimi i të rinjve në varreza tregon pasigurinë dhe krizat në vend
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:35
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, ku foli për situatën e sigurisë në vend.
Gjatë intervistës, Softa bëri një vërejtje shqetësuese lidhur me fenomenin e vrasjeve.
Ai theksoi se, nëse viziton varrezat, do të vëresh dominimin e personave të rinj, një fenomen që përbën një tregues të qartë të pasigurisë dhe problemeve të thella që po kalon shoqëria.
Ai theksoi se ky fenomen është një reflektim i situatës më të gjerë sociale dhe të pasigurtë.
