Hoxha: Ngjarjet e rënda vijnë si pasojë e padrejtësive dhe mungesës së drejtësisë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:42
Avokati Arbër Hoxha ishte i ftuar në Ora News në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ku komentoi situatën e sigurisë në vend dhe shkaktarët e ngjarjeve të rënda kriminale.
Gjatë intervistës, Hoxha theksoi se ngjarjet e rënda, përfshirë vrasjet dhe krimet e tjera të dhunshme, shpesh janë pasojë e padrejtësive dhe mungesës së drejtësisë në sistemin ligjor.
Ai theksoi se kur qytetarët nuk ndihen të mbrojtur nga ligji dhe kur ndodhin keqinterpretime ose vonesa në dhënien e drejtësisë.
Avokati bëri thirrje për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë dhe për një rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, që të mund të parandalojnë dhe ndëshkojnë krimet, duke krijuar një mjedis më të sigurt për qytetarët.
